19.01.2016
Organizata Humanitare “GjysmëHëna” mban takim me antarët e saj

Sot më datë 19.01.2016 me fillimin nga ora 12:45 u mbajt takimi i parë i O.H “GjysmëHëna” në selin e Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc
Fillimisht ky takim u hap me disa vargje Kur’anore nga zv kryetari i GjysmëHënës Vedat ef. Bakiu
Të pranishmit i përshëndeti dhe i falenderoj për pjesmarje në këtë takim kryetari i GjysmëHënës Izeir Destani ku gjat fjalimit prezentoi aktivitet e GjysmëHënës gjat vitit 2015 si dhe paraqiti hyrjet dhe daljet gjat vitit 2015 .
Pastaj fjalën e mori kryetari i KBI-së Sulejman ef. Fejzullahu ku përshëndeti të pranishmit njëherit falenderoi për aktivistët e shoqatës për punën e palodhur që bën gjat vitit 2015 duke i dal ne ndihmë veçanarisht refugjatve nag Lindja e Mesme dhe njiherit i dëshiroi suksese në të ardhmen .
Zv. Kryetarit të GjysmëHënës Vedat Bakiu gjithashtu iu dha fjal ku prezentoi disa projekte bashkpunimi me organizatat turke në të ardhmen.
Edhe antari tjeter Mevludin ef. Xhelili falenderoi kryetarin e shoqatës për aktivitet e bëra , dhe njëherit u zotua se do të jet edhe më aktiv në të ardhmën .
Ragmi ef. Destani gjat fjalimit të tij propozoi disa pika në të ardhemen siç janë:
1. Zgjedhjen e disa aktivistëve të shoqatës
2. Çdo fshat të kët nga një përfaqësues në kuadër të xhamis
3. Të formoj listën e antarve të familjeve që kan nevoj për ti ndihmuar
4. Të kemi përfaqësuses të shoqatës jasht vendit në diaspor
5. Të krijojm lidhje me organizata humanitare jasht vendit
6. Aktivitete vendore
7. Shpërndarja e dhuratave nëpër shkollat fillore gjat festave fetare
8. Krijimi i raporteve me bizneset afariste si donator
9. Projekte ndërtimi
10. Donator për kurs të Kur’anit.
Në këtë takim pjesmarës ishin :
Izeir Destani Kryetar .
Vedat Bakiu Zëvëndës Kryetar.
Ragmi Destani , Mevludin Xhelili Këshilli Drjetues.
Sulejman Fejzullahu Këshilli Mbikqyrës.
Organizata Humanitare “GjysmëHëna” Bujanoc 19.01.2015
/KBI-Bujanoc.com/
2107 Shikime