Në Katarin e pasur ekziston restorani që ofron ushqim falas për të varfrit

13.04.2015

Në Katarin e pasur ekziston restorani që ofron ushqim falas për të varfrit


Në Katarin e pasur ekziston restorani që ofron ushqim falas për të varfrit

Në Doha të Katarit gjendet restoranti Zaiqa i cili bën diçka unike për këtë vend të pasur me naftë. Para tre javëve dy vëllezër nga India, pronar të restorantit Zaiqa, kanë vendosur t’u ofrojnë ushqim falas myshterive që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Kur e pashë shenjën që njoftonte ushqimin falas, filluan të më dalin lotët”, thotë Shedad Kan, njëri nga pronarët e restorantit i cili është me prejardhje nga New Delhi.

“Edhe tani kur flas për këtë punë më kapin emocionet. Ai thotë se deri te kjo ide erdhi vëllau i tij Nishabi.

Nevoja për ushqim falas në Katar është shumë e madhe sidomos mes punëtorëve të industrisë së rëndë. Sipas disa të dhënave në këtë vend të Gjirit punojnë mbi 700.000 mijë emigrant.

Grupet e të drejtave të njeriut në shumë raste kanë kritikuar kompanitë në Katar për shkak të mos pagesës së rrogave.

Edhe ata që marrin rrogat e vogla i dërgojnë tek familjet e tyre nga ku e kanë prejardhjen, thotë njëri prej myshterive të restorantit, një mekanik nga Nepali. 

/KBI-Bujanoc.com/

1964 Shikime