Rrëzohet një aeroplan në Francë – 148 të vdekur

24.03.2015

Rrëzohet një aeroplan në Francë – 148 të vdekur


Rrëzohet një aeroplan në Francë – 148 të vdekur

Një aeroplan i tipit AirBus, A320 është rrëzuar sot në Francën Jugore. Aeroplani, pjesë e kompanisë Germanwings (Lufthansa), ka fluturuar nga Barcelona drejt Düsseldorfit.

Kështu ka njoftuar një zyrtar i aviacionit për Reuters.

Ndërkaq, gazeta gjermane, BILD shkruan se dyshohet të kenë vdekur 142 persona dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Ende nuk ka pasur komente nga Germanwings dhe Lufthansa, ndërkaq Ministria e Brendshme e Francës ka bërë të ditur pjesë të aeroplanit të rrëzuar janë gjetur afër Barcelonnette.(mediat). /KBI-Bujanoc.com/

1874 Shikime