20.03.2015
Malik ibn Dinari dhe hajduti që shkoi në namazin e sabahut

Një hajdut hyri në shtëpinë e Malik ibn Dinarit rahimehullah për të vjedhur, mirëpo u dëshpëruar shumë kur pa se nuk ka çka të vjedh.
Atë e gjeti Maliku i cili sapo kishte mbaruar namazin dhe me shumë qetësi i tha” “Ke ardhur pas mirësive të dynjasë të cilat nuk i gjete.
A mund tët ofroj disa furnizime për Ahiret?”
Hajduti ulet dhe fillon të dëgjoj.
Ishte aq i tronditur me fjalët e Imamit sa që shkoi me të në namazin e sabahut.
Njerëzit në xhami mbetën të befasuar me ardhjen e imamit bashkë me hajdutin e njohur në xhami.
E pyetën Malik ibn Dinarin, “Si është e mundur kjo?”, në çka ai u përgjigj:
“Ai erdhi tek ne për të vjedhur, mirëpo ne ia vodhëm zemrën.”/KBI-Bujanoc.com/
3460 Shikime