07.01.2015
OKB: Turqia shembull i bujarisë, mikpritjes dhe vlerave

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për çështjet e refugjatëve, Antonio Guterres në fjalën drejtuar ambasadorëve turq në një konferencë vjetore në Ankara falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë refugjatëve nga Siria.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për çështjet e refugjatëve, Antonio Guterres falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë refugjatëve nga Siria dhe tha se në botën e sotme, Turqia është bërë shembull i bujarisë, mikpritjes dhe vlerave islame në mbrojtjen e refugjatëve, por edhe shembull i rregullimit të mirë të kornizës ligjore në këtë fushë.
Guterres në ditën e dytë të Konferencës së 7-të të ambasadorëve në Ankara, iu drejtua pjesëmarrësve duke theksuar se Turqia është fuqia e katërt donatore, përveç Pakistanit, vendi me numrin më të madh të refugjatëve të huaj, partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Kombeve të Bashkuara. "Vizita në Turqi nuk e bën të rëndësishme vetëm fakti që vendi pranon valën më të madhe të refugjatëve, por edhe fakti se njerëzit të cilët ikin nga regjimi sirian ajo u siguron mbrojtje, edukim për fëmijët dhe ofron mundësi për punësim," tha Guterres.
Guterres në vazhdim tha se komuniteti ndërkombëtar ka humbur forcën e ndikimit për të parandaluar dhe ndaluar luftërat dhe konfliktet, dhe se me organizata të fuqishme ndërkombëtare mund të krijojë mekanizma për të arrit këtë ndikim. Duke vënë në dukje se nga Siria janë dëbuar 13 milion dhe nga Iraku dy milion refugjatë, Guterres tha se konfliktet akoma vazhdojnë në Libi, Ukrainë dhe vende tjera, duke shtuar se në botën e sotme kemi numrin më të madh të refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore./KBI-Bujanoc.com/
1452 Shikime