Vehabistët e kundërshtojnë Melvudin, por ja çfarë madhërojnë ata

06.01.2015

Vehabistët e kundërshtojnë Melvudin, por ja çfarë madhërojnë ata

Vehabistët e kundërshtojnë Melvudin, por ja çfarë madhërojnë ata

Jemi në muajin e Mevludit dhe para 3 ditësh e patëm edhe ditën e 12-të të muajit Rebiul Evel, në të cilën thuhet se ka lindur Muhammedit a.s.

Ajo që u vu re gjatë këtyre ditëve ishte debati i ashpër që u zhvillua, dhe vazhdon akoma, në mës të atyre që e shënojnë Mevludin dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Ithtarët e lëvizjes vehabiste bëjnë sulme intensive mbi ata që e duan të Dërguarin e Allahut, dhe që gëzohen për shkak të lindjes së tij.

Përderisa muslimanët mundohen që ta ruajnë të gjallë kujtimin mbi Pejgamberin a.s., vehabistët pamëshirshëm rrënojnë dhe zhdukin tërë atë që ndërlidhet me të.

Shpesh i dëgjojmë sesi ftojnë për rrënimin e varreve, tyrbeve, si dhe të gjitha ato monumente historike islame. Kërkojnë të shkatërrojnë të tërën që ka mbetur nga Pejgamberi a.s., nga as’habët, tabi’ibët dhe nga të parët e ndershëm.

Por, në të njëjtën kohë, ata po ndërtojnë muze të ndryshëm me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë së dijetarëve të tyre.

Varrezat e pejgamberëve, as’habëve, tabi’inëve, të nënave të besimtareve dhe gjithçka që ka mbetur prej tyre duhet të shkatërrohen, ndërkohë që syzat të cilat i ka mbajtur Shejh Uthejmini, stilografin e fundit me të cilin ka shkruar, etj., u dashka të rruhen në një muze të veçantë nën emrin “Ibn Uthejmin”.

Këtë që shënuam më sipër, më së miri, mund ta shohim nga fotografitë vijuese:

“Ndërtesa natën në shenjë respekti për Uthejminin”

“Ndërtesa natën në shenjë respekti për Uthejminin”

Këtu mund të shihen syzet e Muhammed b. Salih El-Uthejmin, të cilat i shfrytëzonte gjatë leximit, me qëllim të ruajtjes së tyre, thuajse janë të shenjta! Nga ana tjetër, e tëra ajo që kishte ngelur nga Pejgamberi a.s., dhe shokët e tij, as’habët, qenka dashur që të zhdukeshin, shkatërroheshin, për shkak se këto shpijnë në shirk e në qufër!

Orët të cilat i shfrytëzonte Uthejmini. Këto vlejnë dhe duhet ruajtur me kujdes. Po varret në Beki’? Këta vare duheshka që të rafshohen, ashtu që të mos madhërohen, as’habët të mos shenjtërohen…

Orët të cilat i shfrytëzonte Uthejmini. Këto vlejnë dhe duhet ruajtur me kujdes. Po varret në Beki’? Këta vare duheshka që të rafshohen, ashtu që të mos madhërohen, as’habët të mos shenjtërohen…

Stilografi i fundit i përdorur nga “shejhu”.

Stilografi i fundit i përdorur nga “shejhu”.

Ja pra, lexues i dashur, këtu shihet sjellja e ithtarëve të vahabizmit ndaj asaj që ka ngelur si trashëgimi prej udhëheqësve dhe shejhëve të tyre. Ndaj të gjitha këtyre duhet treguar kujdes dhe respekt, në mënyrë që të mos harrohen.

Tani le të shikojmë se çfarë kanë bërë vahabistët me varrezën Beki’ dhe me disa vende të tjera islame të rëndësishme.

Varre të rrafshuara që u përkasin shokëve të Pejgambërit, a.s. – as’habëve, nënave të besimtarëve, tabi’inëve dhe të dijetarëve të mëdhenj islam. Varre ne Beki’.

Varre të rrafshuara që u përkasin shokëve të Pejgambërit, a.s. – as’habëve, nënave të besimtarëve, tabi’inëve dhe të dijetarëve të mëdhenj islam. Varre ne Beki’.

Ajo që ka mbetur nga varri i Ibrahimit, djalit të Pejgamberit a.s.

Ajo që ka mbetur nga varri i Ibrahimit, djalit të Pejgamberit a.s.

Shtëpia në të cilën jetuan Pejgamberi a.s., me Hatixhenë r.anha.

Shtëpia në të cilën jetuan Pejgamberi a.s., me Hatixhenë r.anha.

Për fund, pyesim vehabistët: Pse duheshka që kubeja e varrit të Pejgamberit a.s., të rrënohet, ndërsa Ibn Uthejminit t’i ndërtohet një muze? Pse varret e as’habëve u dashka të rrafshohen me tokën, ndërsa syzet, stilografët dhe orët të cilat i shfrytëzoi Ibn Uthejmini qenkan të vlefshme dhe u dashka të ruhen? A thua, vallë, Ibn Uthejmini është më me meritë prej Pejgamberit a.s.? A thua Ibn Uthejmini është më i vlefshëm se sa as’habët, apo më shumë se sa nënat e besimtarëve?!

Zoti nga mbroftë prej gabimeve të këtilla.

/KBI-Bujanoc/

2565 Shikime