Ministrja suedeze qanë kur kupton për sulmin ndaj xhamive

04.01.2015

Ministrja suedeze qanë kur kupton për sulmin ndaj xhamive


Ministrja suedeze qanë kur kupton për sulmin ndaj xhamive

Në disa qytete të Suedisë mbrëmë janë mbajtur protesta masive kundër sulmeve ndaj xhamive në këtë vend. Mes protestuesve në Stokholm ishte edhe Alice Bah Kuhnke, minsitrja suedeze e kulturës e cila tha se ka qarë kur ka dëgjuar për sulmet ndaj xhamive.

Gjatë fjalimit drejtuar ndaj të pranishmëve, ministrja porositi se autoritetet do të bëjnë çmos për të përballuar islamofobinë në Suedi. Ajo tha se arsimimi dhe përhapja e dijes është mënyra më e mirë për t’i luftuar paragjykimet dhe urrejtjen mes njëri-tjetrit njofton AA në gjuhën boshnjake.

“Mund të duket se kjo ndodh vetëm tani, mirëpo, gjëra të ngjashme ndodhin me vite”, tha ministrja duke shtuar se qeveria punon në planin e luftimit të islamofobisë.

“Kjo është nga gjërat më të rëndësishme për të cilën punojmë. Do të caktojmë masa sigurie për të mbrojtur xhamitë. Përveç kësaj, kemi intensifikuar edhe dialogun mes policisë dhe shoqatave joqeveritare muslimane, tha Bah Kuhnke. /KBI-Bujanoc.com/

1375 Shikime