04.01.2015
Bruçaj: Xhamia e madhe në Tiranë nisë në janar, kryhet për 3 vjet

Ai është i ri në moshë por me ide të qarta për detyrën që mban. Me plot besim është i vendosur që të konkretizojë ëndrrën më të madhe të besimtarëve myslimanë, ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në më pak se 3 vite.
Në një intervistë për KosovaPress Skënder Bruçaj kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri flet për një sërë çështjesh; që nga përgjegjësia për të qenë në krye të këtij institucioni e deri te paragjykimet dhe islamofobia. Dhe se kur do të jetë gati Xhamia e Namazgjasë dhe a mbarojnë me kaq problemet e pronave mes KMSH-së dhe shtetit.
Mes të tjerash Bruçaj kërkon vëmendjen e qeverisë për të zgjidhur jo veç problemin me pronat por për të diskutuar edhe çështje të tjera të rëndësishme si edukimi i brezave edhe përmes lëndëve fetare dhe minimizimi i rrisqeve në shoqërinë shqiptare. Bruçaj flet edhe vizitën e Papa Françeskut në Tiranë dhe mesazhet që ai la për të gjithë komunitetet fetare në Shqipëri.
Ai flet edhe për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Namazgjasë në Tiranë, për të cilën thotë se ka qenë ëndërr e myslimanëve prej viteve.
Bruçaj, thotë se në vitin 1993 u bënë disa tentativa dhe u hodh një gur themeli në ato vite, por prapë për shumë arsye nuk u arrit të ndërtohej një xhami e tillë, por tani presin që qysh në këtë muaj të ia nisin punimeve për ndërtimin e kësaj xhamie. /KBI-Bujanoc.com/
1371 Shikime