Fotografia që e tronditi presidentin turk, Erdogan

29.12.2014

Fotografia që e tronditi presidentin turk, Erdogan


Fotografia që e tronditi presidentin turk, Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka votuar për “fotografinë e vitit”, që e organizon agjencia e lajmeve turke, Anadollu Agency.

Pasi që Erdogan i ka shikuar fotografitë, që janë në garë për t’u shpallur si fotografia e vitit, ai ka votuar për fotografinë e fotoreporterit palestinez të AA-së, të titulluar “Lamtumira nga vëllai”.

Fotografinë “Lamtumira nga vëllai”, Erdogan e ka komentuar kështu: “Po, kjo është shumë mbresëlënëse”.

Erdogan, djaloshin që është në fotografi e quajti si “shëhid”, duke e lutur edhe Allahun xh.sh. për mëshirë.

Në fotografinë “Lamtumira nga vëllai”, duket vështrimi i fundit i vajzës nëntë vjeçare palestineze, Ansam, e cila gjendet pranë vëllait të saj të pajetë, Sameh, që humbi jetën nga granata izraelite, teksa ishin duke lozur në borrin e një kampi refugjatësh, në mëngjesin e një dite festive Bajrami./KBI-Bujanoc.com/

1538 Shikime