27.12.2014
Regjimi sirian i gatshëm për bisedime të paqes

Mediat shtetërore siriane kanë njoftuar se qeveria e këtij vendi, është e gatshme që të marrë pjesë në bisedimet për paqe me militantët, ashtu siç po planifikon ti organizoj këto bisedime Moska gjatë muajit të ardhsmë.
Agjencia e lajmeve SANA, e ka cituar sot një zyrtar anonim të qeverisë siriane, të ketë thënë se qeveria është e gatshme që të marrë pjesë në një takim për konsulta paraprake në Moskë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje me seperatistët.
Ministria e jashtme ruse ka njoftuar të enjten se një takim do të mbahet në fund të janarit në mes të qeverisë siriane dhe opozitës, me qëllim të arritjes së paqes.
Moska është aleat kyç i presidentit sirian Bashar al-Asad.
Ende nuk dihet nëse opozita siriane është pajtuar të marrë pjesë në bisedime me qëllim që tii jepet fund konfliktit gjatë të cilit kanë vdekur qindra mijëra persona./KBI-Bujanoc.com/
1397 Shikime