19.12.2014
Produktet hallall një zgjidhje e mirë edhe për jomuslimanët

Të premten e kaluar, në Emirat e Bashkuara Arabe, ka filluar një Kongres i tretë vjetor i produkteve dhe standardeve hallall.
Sipas njoftimeve paraprake, aktualisht, industria e produkteve ushqimore hallall qëndron në dy trilionë dollarë në mbarë botën, kurse me vendet myslimane të kontabilitetit me 700 miliardë dollarë.
Industria pritet të rritet në 3.7 trilion dollarë deri në vitin 2019.
Përhapja e sektorëve islame si bankat islame, ushqimi hallall, moda, kozmetika, turizmi dhe sektorë të tjerë nuk janë më një çështje vetëm për botën myslimane, por është një fenomen ndërkombëtarë” ¨është shprehur Abdullah El-Auar, themeluesi i Qendrës së Zhvillimit të Ekonomisë Islame në Dubai.
Përndryshe, institucionet që promovojmë standardet dhe kualifikojnë produktet hallall, kanë një shtrirje edhe në Ballkan, ku përmes Bashkësive islame, ky aktivitet organizohet me institucione dhe komisione përkatëse që merren ekskluzivisht me promovimin e standardeve hallall.
/KBI-Bujanoc/
1525 Shikime