OKB premton masa kundër ekstremizmit ndaj muslimanëve

18.12.2014

OKB premton masa kundër ekstremizmit ndaj muslimanëve


OKB premton masa kundër ekstremizmit ndaj muslimanëve

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në lidhje me sulmet bdaj muslimanëve veçanërisht nga partitë "ekstreme të djathta", ka deklaruar kjo çështje do të jetë një nga 4 prioritetet e OKB-së.

 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një deklaratë për mediat theksoi se vitin e ardhshëm Kombet e Bashkuara kanë një detyrim për të vepruar në katër çështje në shkallë globale.

 Ban Ki-moon i cili ka theksuar se çështja e parë do të jetë krijimi i një axhende të re të zhvillimit dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike, shpjegoi se vitin e ardhshëm në konferencën që do të zhvillohet në Paris ka një pritshmëri për të nënshkruar një marrëveshje në lidhje me ndryshimin klimatike. Ndërsa çështja e dytë do të jetë Siria ku është shprehur se "është detyrim që ti jepet fund makthit në Siri në vitin 2015.

 Ban Ki-moon, duke u shprehur se çështja e tretë është lufta kundër diskriminimit dhe ekstremizmit tha se: “Duhet të luftojmë  më shumë kundër ekstremizmit dhe pakicave të partive ekstreme të krahut të djathtë, të cilat kanë marrë si objektiv emigrantët dhe veçanërisht myslimanët". Ndërsa çështja e katërt është që OKB të përshtatë horizontet e reja globale, ka theksuar Ban Ki-moon./KBI-Bujanoc.com/

1636 Shikime