09.12.2014
Rreth 4000 afrikan luftojnë përkrah ISIS-it

Komisioneri për Këshillin e Sigurimit dhe Paqes në Bashkimin Afrikan, Ismail esh-Sharki tha se në organizatën terroriste ISIS luftojnë më shumë se 4 mijë afrikanë. Lajmin e ben te ditur agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).
Sharki, i cili foli në një mbledhje të qendrës anti-terrorizëm të Afrikës, tha se më shumë se 4 mijë luftëtarë Afrikanë marrin pjesë në aktivitetet mizore dhe të rrezikshme të ISIS-it në Lindjen e Mesme.
Sharki nuk ka dhënë detaje se cilit vend Afrikan i përkasin këto luftëtarë, por thekson se në rast të kthimit të luftëtarëve në kontinentin Afrikan, ata do të krijojnë rrezik të madh.
Duhet kujtuar se kontinenti afrikan është pllakosur nga varfëria dhe sëmundjet, ndërsa pagesa për militantët e ISIS raportohet të jetë rreth 2000 dollarë në muaj, duke shtuar kësaj edhe marrja e taksave dhe përfitimet ilegale nga nafta. /KBI-Bujanoc.com/
1407 Shikime