09.12.2014
Muftinia e Shkupit, falënderim publik për përkrahjen që merr

Muftinia e Shkupit ka falënderuar hoxhallarët, këshillat e xhematit, nxënësit dhe studentët, profesorët, akademikët dhe mediet, si dhe besimtarët dhe xhematin në përgjithësi, për kujdesin dhe përkrahjen që kanë dhënë në interes të kthimit dhe mbrojtjes së pronave të Muftinisë së Shkupit
“Në këto kohëra të brishta organi jonë fetar ballafaqohet me vështirësi, pengesa, si dhe probleme të natyrave të ndryshme, andaj informojmë hoxhallarët dhe xhematin e territorit tonë se Muftinia e Shkupit do të vazhdoj të punoj dhe kontribuoj me hapa të mëtutjeshëm në drejtim të kthimit dhe ruajtjes së pronave (vakufeve), ruajtjen dhe kultivimin e vlerave dhe trashëgimisë fetare, si dhe zhvillimin dhe rrjedhën normale të jetës fetare në territorin e Muftinisë së Shkupit”, thuhet në falënderimin e Muftinisë së Shkup, me kryetar Ibrahim Shabanin.
Muftinia sqaron gjithashtu se tre punonjësit e saj, për të cilët u raportua fillimisht se ishin dënuar me burg, në fakt janë dënuar me kusht.
“Dënimi në fjalë për Skender Buzakun Sekretar i Muftinisë së Shkupit, Ismet Bytyqin Referent fetaro-arsimor pranë Muftinisë së Shkupit, dhe Nehat Veselin aktivist i Muftinisë së Shkupit është fillimisht dënim me kusht, i cili në çdo moment mund të aktivizohet dënim me burg nëse përsëritet vepra. Tani momentalisht vendimi i lëndës në fjalë është në gjyq, andaj për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit gjyqësor do të informoheni në kohë të duhur”, thuhet në deklaratën e Muftinisë së Shkupit./KBI-Bujanoc.com/
1560 Shikime