Egjipt, denohen me vdekje 188 mbeshtetes te Mursit

03.12.2014

Egjipt, denohen me vdekje 188 mbeshtetes te Mursit


Egjipt, denohen me vdekje 188 mbeshtetes te Mursit

Një gjykatë egjiptiane ka udhëruar dënimin me vdekje të 188 të pandehurve, shumica e të cilëve janë përkrahës të presidentit Muhamed Mursi. Kërkesa për dënim me vdekje i është dërguar Myftiut të Madh, që është autoriteti më i lartë fetar i Egjiptit.

Myftiu do të marrë parasysh dënimet e mundshme me vdekje për të pandehurit, edhe pse mendimi i tij nuk është detyrues për gjykatën. Megjithatë, ligji egjiptian detyron gjykatësit që të dërgojnë formalisht cdo kërkesë përe dënim më vdekje tek myftiu, për të marrë në “konsideratë” aspektin fetar.

Të pandehurit u dënuan për ndërhyrjen që bënë në një stacion policor në Kerdasa në gusht të vitit të kaluar, kur u rrëzua presidenti Muhamed Mursi. Në këtë sulm ndaj stacionit, u vranë 11 policë.

Mursi, lideri i parë i Egjiptit i zgjedhur lirisht, u rrëzua nga ushtria vitin e kaluar dhe u burgos nën arsyetimin e akuzave kryesisht të fabrikuara nga grusht shteti ushtarak./KBI-Bujanoc.com/

1361 Shikime