02.12.2014
Droga shpërfytyron miss-in

Imazhet e një ish missi po përdoren tashmë nga policia për të dhënë mesazhe sensibilizuese ndaj të gjithë përdoruesve të lëndëve narkotike.
Jamie France, brënda pesë viteve është shkatërruar terësisht, ndërsa fotot që janë përcjellë nga policia e tregojnë atë si ka qënë dhe si është bërë.
Një imazh bukurie, e ndërsa tashmë është kthyer në një përdoruese e rregullt e drogës, e ku varësia edhe e ka shpërfytyruar. Dikur ishte ndër femrat më të bukura në Oregon të SHBA. Jamie France në vitin 2009 u zgjodh Miss Teen Oregon World.
Tashmë policia e Keizer në Oregon, Seattle, ka publikuar një fotografi të sajën ku vihet përballë fytyra e saj në momentin e titullit të Miss-it dhe shkatërrimi pas pesë vitesh.
Ajo u arrestua nga policia për përdorim dhe shpërndarje heroine, kokaine dhe metanfetaminë.
(Mediat) /KBI-Bujanoc.com/
1378 Shikime