Tribun kushtuar dukurive negative, Droga , Alkoholi

27.11.2014

Tribun kushtuar dukurive negative, Droga , Alkoholi


Tribun kushtuar dukurive negative, Droga , Alkoholi

Sot në amibientet e radio telivizionit Presheva , Departamenti i të rinjëve dhe ai i gruas pran Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanocë në bashkpunim me forumin rinor të komunës së Preshevës organizoi Tribun kushtuar substancave narkotike si droga alkoholi etj.

Panelist të ftuar në këtë tribun ishin Mr. Fatime Fazliu psikologe Mr. Ragmi Destani teolog ,si dhe Nazmi Mehmet mjekë, pjesmarës të ktij takimi ishin Departamenti i te rinjëve pran KBI Bujanoc  forumi rinor Preshev , Drjetor te shkollave, Profesro, Perfaqësuses nga stacioni policor në Preshev si dhe një numer i madh nxënësish nga shkolla e mesme në Preshev.

Programin e kësaj tribune e shpalosi kryetari i Departamentit të rinjëve prane KBI Bujanoc Nevzad Lutfiu i cili fillimisht përshëndeti  organizoatorët si dhe pjesmarësit e këtij takimi duke ju dëshiruar mirseardhje në kët tribun shum të rëndësishme për shoqërin dhe vendin në të cilin jetojm.

Fillimisht programi u shpalos me një dokumentar të pregaditur nga Gazetarja e  Diniela Lera si dhe kameraman Llukman Rrustemi  nga Radiotelivizoni i Bujanocit e cila u shfaq ne projektor ku të pranishmit paten rastin te shikojn disa pamje nga persona të infiltruar në dukurit negative si droga alkoholi si dhe mesazhe për pasojat që mund të shkaktohen nga përdorimi i këtyre dukurive negative.

 Pastaj fjala iu dha psikologes Fatime Fazliu e cila shpalosi programin e saj të përgaditur  në kandin psikologjik  duke shpjeguar se si ndikon droga tek të rinjët duke paraqitur disa skena nga njerz të cilët përdornin drogën duke porostiur të rinjët që të qëndrojn sa më larg nga këto substanca vdekjepruese.

Pas psikologes fjala ju dha mjekut Nazmi Mehmeti i cili shpjegoi se si ndikon droga ne aspketin medicinal drejtpersedrjet ne shëndetin e njeriut .

Panelisti i fundit i kësaj tribune ishte  teologu  Mr Ragmi Destani i cili foli në aspektin Islam  rreth droges ku ne disa pika të paraqitura ne projektor iu drejtua  pjesmarsëve duke paraqitur argumente Kur anore si dhe thenie profetike , mesazhin si dhe pasojat e këtyre dukurive të cilat ndikojn negativisht  në çrregullim e jetës së kësaj bote si dhe pasojat që do ti ken në boten e ardhshme.

Pas përfundimit te ligjeratave që ishin pregaditur nga  panelistet enkas për kët tribun fjala iu dha edhe pjesëmarsëve ku  prezentuan drejtor te shkollave si dhe perfaqësusesi nga stacioni policor në Preshev të cilët falenderuan organizatorët për kët tribun e cila është mëse e nevojshme për shoqërin ton dhan mesazhet e tyre duke porosit rinin që të gjitha fjalët që u ndegjuan të i bartin me vete dhe të ua percjellin të tjerve në mënyr që secili të kontribuj sado pak për të miren e rinis shqipëtare , para përfundimit të këtij takaimi iu dha rasti nxënësve të parashtrojn pyetje panelistëve

Në fund të këtij progarmi forumi rinor nga Presheva kishin përgaditur një koktej për pjesmarësit.

Për fund falenderojm radiotelevizionin Presheva i cili na mundesoi realizimin e kësaj  tribune , falenderojm panelistet të cilët kontribuan me fjalë të tyre që sado pak të ken lënë mbresa ne mendjet dhe zemrat tona . Gjithashtu falenderojm edhe  pjesmarësit e këtij Takimi

/KBI-Bujanoc.com/

1841 Shikime