25.11.2014
Presidenti i Egjiptit i gatshëm të mbrojë shtetin izraelit

Presidenti egjiptian Abdul-Fattah Al-Sisi tha për një gazetë italiane se vendi i tij është i gatshëm të dërgojë trupa në Palestinë në mënyrë që të garantojë sigurinë e Izraelit dhe të punojnë sebashku kundër terrorizmit.
Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, Al-Sisi tha: “Ne jemi të përgatitur të dërgojmë trupa ushtarake brenda një shteti palestinez. Ato do t’i vinin në ndihmë policisë lokale dhe do t’i siguronin izraelitët në rolin e tyre si garantues.”
Ish-gjenerali ushtarak theksoi se dërgimi i tr
upave të tilla do të bëhej vetëm për sa kohë të ishte e mjaftueshme për të rivendosur besimin mes të dyja palëve.”
Sipas agjencisë Reuters, Al-Sisi shtoi se ai ka folur “gjatë” për këtë ide me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjanu dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.
“I thashë [Netanjahut] se duhet një hap i guximshëm, pasi përndryshe asgjë nuk do të zgjidhej,” tha ai.
Al-Sisi udhëhoqi grushtin e shtetit në korrik të 2013-ës, i cili rrëzoi presidentin e parë egjiptian të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammed Mursin. Që nga ajo kohë, qeveria egjiptiane e ka kriminalizuar organizatën e Vëllazërisë Muslimane, ku bënte pjesë edhe Mursi, si dhe ka thelluar rrethimin izraelit të Rripit të Gazës duke mbylluar vendkalimin e Rafah në mënyrë që të rrisë presionin kundër lëvizjes së rezistencës Islame të Hamasit, e cila është një aleate e Vëllazërisë Muslimane./KBI-Bujanoc.com/
1343 Shikime