Si duhet vepruar femra me menstruacione gjatë Haxhit

16.09.2014

Si duhet vepruar femra me menstruacione gjatë Haxhit


Si duhet vepruar femra me menstruacione gjatë Haxhit

S’ka dilemë se ekziston mundësia që femra pasi të ketë bërë nijetin haxhit, t’i paraqitet cikli mujor – menstruacionet. Në këto raste, marrë parasysh veprimet e haxhit, mund të na paraqiten këto gjendje, që janë:

1. Femra me menstruacione, nuk ka mundësi të bëjë tavafin dhe Sajin, por ka mundësi të bëjë të gjitha veprimet tjera që ndërlidhen me haxhin. Ajo edhe pse është në gjendje të menstruacionit, del në Arafat pa pengesë. Kur të pastrohet, pra të përfundojë cikli mujor, pastrohet dhe e kryen tavafin dhe sajin, sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, nëse është me nijet të haxhit Ifrad, e nëse është me nijet të haxhit Kiran i bënë dy tavafe dhe dy saje, njërin tavaf dhe saj për haxhin dhe tjetrin për umren. Në këtë gjendje nuk lirohet nga tavafi veda. (shih, el Mebsut 4/179.

2. Të bëjë nijet për umren, e pastaj ti paraqitet menstruacioni para se të dalë në Arafat, por nuk ka kohë që ajo të pastrohet dhe ta kryej umren para se ta bëjë nijetin për Haxh, atëherë sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, që ajo të bëjë nijetin për haxh, ti kryej veprimet e haxhit sikur në gjendjen e parë, dhe në këtë mënyrë ajo prolongon Umren, dhe asaj i llogaritet vetëm haxhi. Nëse dëshiron ta bëjë umren, atëherë ajo mund ta bëjë pasi të lirohet nga kryerja e haxhit. (Shih, el Mebsut 4/35 dhe Fet’hul kadir).

3. Nëse menstruacioni i është paraqitur asaj ditëve të bajramit pasi të ketë kaluar një kohë që ka pasur mundësi të bëjë tavafin zijaret (që është rukn i haxhit) porse ajo e ka vonuar i janë paraqitur menstruacionet, dhe kështu nuk mund ta bëjë tavafin zijaret për pa i kaluar koha e këtij tavafi, ajo detyrohet me therje të kurbanit sipas hanefijve. Mirëpo nëse menstruacioni i është paraqitur ditën e bajramit, por në një kohë të shkurtë që ajo nuk ka mundur ta bëjë tavafin zijaret, dhe kështu tavafi zijaret i prolongohet pas kohës së tij, në këtë rast ajo nuk detyrohet me kurban dhe nuk konsiderohet se ka bërë ndonjë mëkat. (shih, El Mebsut, 4/35-36.

Autorë: Prof. Dr. Nurudin Itri

Nga arabishtja: Jusuf Zimeri

3542 Shikime