25.08.2014
Thënie të çmuara të disa dijetarëve dhe thirrësve musliman

Nebil El-Ivadi ‘’ Çuditëm me ata që e fillojnë ditën e re duke i bartur me vete brengat e së kaluarës ?. Filloje ditën tënde të re dhe thuaj: O Allah xh.sh, të lutëm që të më japësh begatitë e kësaj dite dhe të ditëve në vazhdim ‘’.
Mustafa Husni
‘’ Bëhu sikurse lulja që nëse qëndron në dhomë e zbukuron atë, e freskon ajrin e saj dhe të bënë të ndjehesh i lumtur e nëse e largon prej dhomës atëherë mbetet aroma e saj e mirë për te të kujtuar ekzistencën e saj ‘’.
” Suksesi është të kaluarit nga dështimi në dështim pa e humbur shpresën për fitore “.
“ I Dërguari ynë kujdesej për jetën e tij shpirtërore në dhe për çdo gjendje ‘’.
‘’ Largojë fjalët e këqija prej jetës tënd dhe evitoje pesimizmin në mënyrë që të mos e bindësh vetën me të. Mbushe jetën tënde me optimizëm nëse dëshiron të tejkalosh vështirësitë ‘’.
” Të kërkuarit falje është në dobinë tënde para se të jetë në dobinë e të tjerëve sepse ajo të liron prej pranga të fajësisë, të qetëson prej saj dhe të ndihmon në përmirësimin e lidhjeve me të tjerët “.
” Është e mjaftuar për një besimtarë të sinqertë të mos harrojë se Allahu xh.sh nuk do ta braktisë asnjë herë ”.
“ Besimi yt drejt qëllimit tënd, për ty do të thotë gjysma e realizimit të tij, përqendrimi yt në të do të thotë për ty që je afër realizimit të tij, ndërsa bindja jote në Allahun,do të thotë se ti me të vërtetë e ke realizuar atë ”.
“ Vepruesi absolut në gjithësi është Ai, Allahu, asgjë nuk të ndodh ty pa lejen e Tij, nuk ka ndonjë fuqi më të madhe se sa dëshira e Zotit prandaj qetësohu “.
Selman Ibn Fehd El-Audeh
‘’ I mençuri është gjykatës e vetvetes ndërsa budallai është armik i vetës ‘’.
” Beteja më e rëndësishme është ajo që e bënë me qenien tënde dhe trimëria më e madhe është ajo që e tregon ndaj unit tënd “.
” Njerëzit nganjëherë ju ngjasojnë gjërave, disa prej tyre i njeh që në pamjen e parë ndërsa disa prej tyre të duhet kohë për ti njohur “.
” Është mirë që bashkëshortët të jenë sikurse gërshërët që e dënojnë çdo gjë që tenton të hyjë në mes të tyre ”.
‘’ Të mjafton inteligjenca e jote nëse din ta përdorësh në mënyrën më të mirë !’’.
‘’ Loti është mirësi ndërsa tharja e syrit është sikurse tharja e tokës ‘’.
” Mos harro se e tërë jeta juaj është provim andaj ashtu siç dëshiron dhe siç përpiqesh që të kesh suksese në provimet jetësore ashtu duhet që të përpiqesh të kesh sukses edhe në provimin e madh të jetës tjetër “.
” E tërë lumturia është në të zotëruarit e vetvetes ndërsa humbja është në të zotëruarit nga vetvetja “.
” Si njeri me gabime të shumta që jam kam vendosur që ti fal gabimet e njerëzve “.
Abd El-Aziz Et-Turejfi
” Mendjemëdhenjtë do të privohen nga të kuptuarit por edhe nëse kuptojnë nuk do të jenë pasues të atij kuptimi. E në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë:” Do të largojë nga argumentet e mia ata të cilët janë mendjemëdhenjtë në tokë pa të drejtë e edhe nëse shohin argumentet tona nuk do të i besojnë ”.
“ Përmirësuesit janë mëshirë për umetin kurse kundërshtarët e tyre janë mallkim për umetin. Allahu i Madhërishëm kur i mallkoi bijtë e Israelitë sqaroi shkakun dhe tha:“ Nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata !(Maide:79) ‘’.
“ Vendosmëria (nijeti) e sinqertë, ia largon njeriut të ligat edhe nëse është shumë afër tyre.” … Dhe nga ai (Jusufi), i larguam punët e liga dhe amorale, me të vërtetë ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë “(Jusuf 24) “.
” Kur Allahu e do një rob e ai nuk ngritët me punën e tij, Allahu e sprovon atë për ta ngritur. I Dërguari, s.a.v.s ka thënë:” Njeriu tek Allahu ka një pozitë të cilën nuk e arrin me punë, mirëpo e sprovon me gjëra që i urren derisa ta bëjë ta arrijë atë “.
Nasir El-Katami
” Devotshmëria me durim është rruga e shpëtimit sepse Allahu xh.sh thotë: Nëse duroni dhe e keni frikë Allahun xh.sh nuk do të ju bëjnë dëm asgjë kurthet e tyre ”.
‘’ Vlerat janë të ndjekura dhe të rrethuara nga anti-vlerat ‘’.
Aid El-Karni
” Dije se, çastet më të shtrenjta janë çastet e mesnatës andaj mbushi ato me sexhde dhe lutje “.
‘’ E keqja është si qeni, nëse frikohesh dhe fillon të ikësh, qeni ka për të lehur dhe do të sulmojë. Mirëpo, nëse e sheh që nuk po frikohesh dhe që nuk je duke ia vërë veshin, largohet nga rruga madje edhe të frikësohet ‘’.
Mustafa Mahmud
‘’ Frika nga Allahu është trimëri, adhurimi i Tij është liri, nënshtrimi ndaj Tij është nderë ‘’.
” Bartësi i vetëm për tek Allahu dhe vendi i vetëm i sigurt në këtë botë të shkatërruar është sexhadja dhe vendi në të cilin ti falësh. Ndërsa mjetet e shpëtimit tënd janë dija, besimi dhe normat e moralit “.
Muhamed El-Gazali
” Disfatat që ndodhin ose që priten të ndodhin, nuk vijnë nga fuqia e armikut por nga çrregullimi i vetëmbrojtjes, besimit të dobët dhe keq-organizimi ”.
” Morali i besimtarit është magjia që tërheq zemrat e të tjerëve sepse bukuria e brendshme është më joshëse se bukura e jashtme ”.
Abd El-Hamid Kishk
” Ushtritë e rregullta dhe shtetërore nuk do ta rikthejnë Aksan, as që do të ndihmojnë të persekutuarit, as që do të mbrojnë të vërtetën përkundrazi ata do të dorëzojnë çelësat e kalave të fundit e ndërsa ata që do ta rikthejnë Aksan janë rinia e xhamive ”.
“ Nuk do të tregohem puthadorë ndaj pushtetarëve për të arritur pozita, nuk do ta shes ahiretin tim për dynjanë dhe të mirat materiale të tjerëve, nuk e kam frikë askënd tjetër pos Allahut xh.sh “.
Abd El-Kerim Bekar
” Kur njeriu e ndjen vetën të lirë vetëm se e ka plotësuar gjysmën e prezencës së tij ndërsa gjysmën tjetër e plotëson nëse e realizon atë që është i obliguar ta realizojë ”.
” Identifikimi i problemeve, përderisa jemi në një gjendje shqetësimi dhe frike, na bënë që këto probleme të i shohim më të mëdha se realiteti i tyre “.
” Lumturia është një ndjenjë që buron nga brenda ndërsa kënaqësia dhe të qenit në pajtueshmëri me caktimin e Allahut xh.sh vjen si rrjedhojë e krahasimit tënd me të tjerët ”.
Seid Kutub
” Me të vërtetë këto ushtri të vendeve arabe që po i shihni nuk janë për të mbrojtur Islamin e as myslimanët por janë për ti vrarë ata sepse nuk do të shkrepin as edhe një plumb të vetëm kundër sionistëve ”.
‘’ Allahu nuk donë fjalë prej njerëzve, por donë prej tyre vepra të cilat i vërtetojnë ato (fjalë), përndryshe ato janë asgjë, nuk kanë peshë tek Ai dhe nuk vijnë në konsideratë ‘’.
” Nga shtrëngatat e sprovave do të lindin gjenerata të cilët nuk do të shohin asgjë tjetër përveç Allahut xh.sh si qëllim të vetëm dhe nuk do të kenë slogane përveç asaj që kërkon vdekjen në rrugën e Allahut xh.sh apo triumfin në rrugën e Tij ”.
‘’ Fara e keqe kacavirret, ndërsa fara e mirë lulëzon. E para ngrihet shumë shpejt përpjetë, por rrënjët i ka të cekëta. Sikur ta bëjë këtë veç për ti marrë dritën dhe oksigjenin nga bima e hairit që po rritet ngadalë. Pema e hairit nuk ngutet në rritje, donë më shumë të lëshojë rrënjë të thella dhe toka e ngrohtë butësisht ia hap zemrën e saj ‘’.
Maxhid Ejub
” Mos e mundo shumë vetën tënde duke ndenjur zgjuar. Jepja hakun trupit tënd duke fjetur mjaftueshëm dhe llogaritë në shpërblimin tek Allahu xh.sh duke e bërë gjumin me qëllim që të forcohesh për të adhuruar Allahun xh.sh dhe për tu ngritur për namazin e sabahut ”.
” Më kujtohet ligjërata ime e parë, jam ligur shumë dhe as që mund të qëndroja në këmbë. Për këtë arsye jam ulur dhe kam pushuar më shumë se 1 minutë sepse gati sa nuk më ka rënë të fikët dhe të rrëzohem para njerëzve por me gjithat e kam marr vetën dhe kam vazhduar tutje me vendosmëri për ta përfunduar megjithatë njerëzit shumë janë prekur dhe janë emocionuar. Shumë prej tyre më kanë thënë se janë penduar pas asaj ligjërate ndërsa kjo më ka bërë të kuptoj se ne duhet të jemi të vendosur dhe të e shtojmë vendosmërinë duke mos u dorëzuar assesi. Ne duhet që të japim maksimumin e mundshëm dhe assesi të mos lejojmë që frika të bëhet pengesë për thirrjen tonë në rrugën e Allahut xh.sh ”.
Muhamed Ibn Uthejmini
” Në mesin e njerëzve ka të atillë që nuk posedojnë dije, porse tek ai mbizotëron frikë-respekti ndaj Allahut të Madhëruar, mbikëqyrja e Tij, sjellja dhe morali i mirë, si dhe adhurimi shumë herë më i madh sesa tek një nxënës i dijes “.
” Shumë njerëz bëjnë gabim kur e dërgojnë zeqatin e tyre nëpër vende të largëta, ndërkohë që në vendet e tyre ka shumë nevojtarë. Kjo është e ndaluar për ta ngase Profeti s.a.v.s ka thënë:” U ndahet të varfërve nga mesi i tyre “, ( Buhariu dhe Muslimi ). Të afërmit kanë më shumë arsye për t’u ndihmuar dhe ata e dinë afërsisht pasurinë që ke ti, e dinë se je i pasur dhe nëse nuk përfitojnë nga pasuria jote ( e zeqatit ), ka mundësi që në zemrat e tyre të ndizet armiqësia dhe urrejtja, prandaj mos u bë shkaktar i kësaj gjëje. Kur shohin që ti e dërgon pasurinë e zeqatit në vende të largëta ndërkohë që ata kanë nevojë për të, mund të armiqësohen me ty dhe të ta shkatërrojnë pasurinë. Është urtësi që pasurinë e zeqatit ta shpërndash në mesin e banorëve të vendit tënd, nëse ata janë nevojtarë “.
” Disa nga ekstremistët perëndimorë thonë:” Kush nuk është me ne, është kundër nesh ”. Sakaq, disa nga ekstremistët lindorë thonë:” Kush nuk është me ne, është kundër Zotit !”.
Sami El-Musajtar
” Kam medituar në shumicën e lutjeve dhe përkujtimeve pas të cilave ka shpërblim madhështorë dhe kam vërejtur se asnjë prej tyre nuk të merr më shumë se 5 minuta nga koha jote !?. Sa të pakujdesshëm që jemi ! ”.
Ahmed Esh-Shugejri
” Prej sekreteve të falënderimit është se ai është çelësi i shtimit të mirësive dhe kjo është një rregull e përjetëshme deri në Ditën e Gjykimit e shënuar në fjalën e Allahut xh.sh:” E sikur të falënderonit do të u shtonim edhe më shumë ”.
Mustafa Sadik Er-Rafi’ij
” Ne prej tokës ndërtojmë vendin e shpirtrave tanë në qiell ”.
Muhamed El-Arifi
” Sipas qëllimit është edhe angazhimi andaj kur Allahu xh.sh e përmend të kërkuarit e furnizimit Ai thotë:” Ecni “. Ndërsa kur e përmend namazin, thotë:” Nxitoni “, e kur ceket xheneti atëherë thotë:” Shpejtoni ” dhe kur e cekë Vetën dhe kthimin për tek Ai, thotë:” Dhe ikni për tek Allahu “.
Abdullah Azami
” Me të vërtetë është e pamundur që njeriu të jetoj për një kohë të gjatë në një shoqëri të shthurur pa u përpjekur që ta ndryshojë dhe ta largojë atë. Me të vërtetë triumfi nga ana e Allahut xh.sh nuk vije vetëm se pas një sprove dhe një mundimi të madh e ata të cilët janë duke e pritur triumfin nga ana e Allahut xh.sh që të ju vije atyre derisa qëndrojnë në zyrat e tyre dhe të ulur në kolltukët e tyre, ata nuk e kanë kuptuar ligjin e Allahut xh.sh në thirrje dhe as në shoqëri ”.
” Fjala shems ( dielli ) është e gjinisë femërore ndërsa fjala qamer ( hëna ) është e gjinisë mashkullore. Dielli është ai që digjet vetvetiu për ti dhënë dritë dhe jetë çdo krijese dhe çdo gjëje në këtë botë ndërsa Hëna është muneer që do të thotë se është reflektues i dritës pasi që realisht ajo vetvetiu nuk posedon dritë. Kjo do të thotë se Hëna është pasqyrues e bukurisë së diellit pra kur ne shndritim sikurse Hëna do të thotë se ne jemi duke reflektuar dhe pasqyruar bukurinë e femrës. Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me ta “.
Ragib Es-Serxhani
” Nëse Pelegrinët e kanë shansin që të iu pranohen lutjet e tyre gjatë pelegrinazhit të tyre në Meke, në tavafë, në hedhjen e guralecëve dhe shumë vendeve të tjera edhe ne në të njëjtën kohë kemi shumë shanse të tilla siç është një e treta e natës, rënia në sexhe, e shumë të tjera. Ndërsa për rënien në sexhe, Profeti ynë s.a.v.s thotë se:” Më së afërmi prej Zotit të tij, njeriu është kur është në sexhde andaj shtoni lutjet tuaja ”.
Jusuf El-Kardavi
” Ka disa njerëz të cilëve gati se nuk ju intereson nga islami asgjë tjetër përveç formës dhe pamjes së jashtme në vend të përmbajtjes dhe realitetit të tij. Gjëra më të rëndësishme që u kushtojnë rëndësi janë lënia e mjekrës dhe zgjatja e saj, shkurtimi i pantallonave, mbajtja e misvakut, afrimi i këmbëve pranë njëra tjetrës në namaz, pirja e ujit ulur e jo në këmbë, bërja detyrim fetar i veshjes së nikabit (mbulimi i fytyrës) tek femrat etj. Të gjitha këto janë çështje që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme më shumë se me përmbajtjen dhe esencën. Do të dëshiroja nga këta vëllezërit tanë, që t’i kushtojnë më shumë kujdes përmbajtjes dhe shpirtit të mësimeve të islamit në vend të pamjes së jashtme dhe materies “.
” Burrëria nuk matet as me moshë, as me trup, as me pasuri, as me pozita, as me famë por burrëria tregohet atëherë kur njeri ka mundësi që ta ngritë vetën në veprat e mira dhe të shmang vetën nga veprat e ulëta “.
” Kush i frikësohet çështjes së Sirisë, Irakut apo Palestinës le ta kundërshtojë pushtimin dhe nënshtrimin që është duke ndodhur në Egjipt “.
” Nëse nuk nxiton në parandalimin e së keqes ajo do të arrije tek ti sikurse zjarri, të cilin po se ndale tek komshiu, të vije në shtëpi “.
Ahmed Didat
” Për të vizituar ndonjë vend duhet që të marrësh leje dhe të i plotësosh kushtet e asaj leje e po ashtu edhe nëse dëshiron që të hysh në Meke duhet që të marrësh leje e leja e saj është që të e dëshmosh se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut xh.sh dhe se Muhamedi s.a.v.s është i Dërguar i Tij dhe të i plotësosh kushte e saj, e pastaj jeni të mirëseardhur në Qabe ”.
Vexhdi Gunejmi
” Cmenduria është e vetmja sëmundje nga e cila nuk lodhet i sëmuri por ata që janë rreth tij “.
” Mos debato me injorantet sepse ata do te të ulin në nivelin e tyre e pastaj të mposhtin me përvojën që kanë në të debatuarit me injorancë “.
Malik bin Nebij
” Nuk është problemi që të ua mësojmë myslimanëve besimin që ata e posedojnë por problemi qëndron në kthimin e ndikimit, forcës dhe veprimit pozitivë që ky besim duhet ta ketë në shoqëri ”.
Përshtati: Artan Musliu. /KBI-Bujanoc.com/
4106 Shikime