13.08.2014
Lirim Rexhepi: O Enis, o Shefqet, o Ahmed, o Ekrem, o Mustaf, pse s’pe çelni gojën?

Shqiptari Lirim Rexhepi, që lufton krah organizatës terroriste ISIS, e që ishte shok i të vrarit rishtazi, Patriot Matoshi, shfrytëzon rrjetin e tij social për të propaganduar.
Pas arrestimeve të 40 të dyshuarve për terrorizëm, Rexhepi paralajmëron se këto aksione do të rrisin edhe më shumë përkrahësit e tyre dhe se s’ka kush ti ndal. Së fundmi ai poston fotografi të presidente Atifete Jahjaga për të nxitur urrejtje ndaj saj.
Madje ai kërkon publikisht përkrahje edhe nga disa imamë të njohur në Kosovë: “O Enis o Shevqet o Ahmed o Ekrem o Mustaf ku jini pse spe qelni gojen ku jini ???” (sic.)
“Nese policija e Kosoves keta qe yllin e Jahudive(Davidit) qe e kan ne flamur, edhe syrin e Illuminatit, nese keta do ti arrestojn te gjith ata shqipetar qe i perkrahin muxhahidat e (#Hilafetit #Islam), atehere spaska me na zan burgjet e Kosoves. Se jemi dikun mbi 100.000 vlazni e motra qe i përkrahim” (sic.), shkruan shqiptari Lirim Rexhepi nga Siria.
Në një tjetër postim ai shkruan: “Se shpejti do te mbushen trojet tona me flamuj te #TEUHIDIT BidhniLah” (sic.)/ KBI-Bujanoc.com/
1717 Shikime