14.07.2014
Siri, sulmet e ushtrisë lëne 46 viktima të dielën

Të paktën 46 vetë u vranë gjatë operacioneve në të gjithë Sirinë të dielën nga forcat besnike të regjimit të presidentit Asad, sipas aktivistëve opozitar.
Rrjeti opozitar me bazë në Londër tha se sulmet e rënda të artilerisë nga forcat e regjimit vranë 21 njerëz në Halep, 16 në rrethinë të Damaskut, katër në Daraa dhe Hama dhe një në Homs.
Nga ana e regjimit thonë se kanë “neutralizuar” një numër të grupeve të armatosura në Halep, Idlib, Daraa dhe periferi të Damaskut.
Në një raport të veçantë Komisioni i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian i cili përfaqëson shumicën e grupeve të opozitës njoftoi se regjimi vazhdon të përdorë bombat me fuçi në zonat e kontrolluara nga opozita./KBI-Bujanoc.com/
949 Shikime