Mëshironi ata që janë në tokë, tu mëshirojë ai që është në qiell

31.05.2014

Mëshironi ata që janë në tokë, tu mëshirojë ai që është në qiell


Mëshironi ata që janë në tokë, tu mëshirojë ai që është në qiell

Rrefim Islam

Tregon profeti Muhamed a.s, se një burrë i pasur nuk kishte bërë as dhe një vepër të mirë, përveç faktit se u jepte borxh njerëzve dhe kur vinte koha për të marrë borxhet, u thoshte punonjësve të tij:”U merrni njerëzve aq sa kanë dhe mos i detyroni me zor. Kur të shihni se janë ngushtë, ua falni! Ndoshta për shkak të këtij veprimi do të na falë dhe neve Zoti për të metat tona!”

Pasi vdiq, Zoti i lartësuar i tha:”Gjatë jetës tënde, u ke dhënë borxh shumë njerëzve dhe kur vinte koha për ti shlyer, u thoshe punonjësve të tu:” U merrni njerëzve aq sa kanë dhe mos i detyroni me zor. Kur të shihni se janë ngushtë, ua falni! Ndoshta për shkak të këtij veprimi do të na falë dhe neve Zoti për të metat tona!”

Edhe Unë ti kam falur të metat dhe gjynahet e tua!”

/KBI-Bujanoc.com/

1990 Shikime