Vaji i ullirit dhe shtypja e gjakut

11.12.2013

Vaji i ullirit dhe shtypja e gjakut


Vaji i ullirit dhe shtypja e gjakut

Hipertensioni është një prej faktorëve më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjen koronare të zemrës. Një ndihmesë e madhe për të mbajtur nën kontroll tensionin është konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, mes tjerave shmangia e yndyrave të ngopura dhe konsumimi i vazhdueshëm i vajit të ullirit.

Hulumtimet shkencore kanë treguar se vaji i virgjër i ullirit është shumë i shëndetshëm te personat e moshuar me tension normal ose të rritur të gjakut.

Përveç që ka ulur tensionin ose e ka ruajtur atë në shifrat normale, vaji i ullirit ka ndihmuar në uljen e përgjithshme të LDL kolesterolit (të keq), por kjo e dyta vetëm te personat me tension normal të gjakut./KBI-Bujanoc.com/

1179 Shikime