28.04.2014
Argumente tjera

IV
Sa u përket argumenteve të tjera, të cilat theksohen si dëshmi e rregullësisë së shqiptimit tëamin-it me zë, do t’i citojmë dhe për secilën do të flasim.
1. Në veprën Et-Telhisul-habir (1-89) nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se kur Pejgamberi a.s. e ka kryer Fatihan e ka ngritur zërin dhe ka thënë amin”.
(Ed-Daru Kutnijj dhe El-Hakim)
Daru Kutnijj ka thënë: “Senedi i këtij hadithi është hasen-i mirë. Kurse Hakimi ka thënë: Sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Edhe Bejheki ka thënë: Hasenun sahih. (Hadith i mirë i rregullt.)
Mirëpo, në veprën “Xhevherun-Nekijj” (1-132) theksohet se në senedin e këtij hadithi Jahja ibn Osman ibn Hatem ka thënë: ” Për të kanë folur në Keshshaf nga Dhehebiu: “Ai ka edhe atë e cila i refuzohet”.
En-Nesaiu ka thënë: “Nuk është i besueshëm”. Kurse Muhammed ibn Avf Et-Tai, muhaddith i Homsit për të ka thënë se është gënjeshtar”.
Në veprën “Ta’likul-hasen” (1-93) thuhet: “Në senedin e hadithit të cilin e transmeton Hakimi dhe Daru Kutnijj gjendet Is’hak ibn Ibrahim el-Alai ez-Zubejdi ibn Zebrik nga i cili as Buhariu e as Muslimi nuk kanë dashtë të marrin hadithe, si dhe as katër transmetuesit tjerë të njohur në Sunenet e tyre. En-Nesai për të thotë se është transmetues daif - i dobët (i pabesueshëm). Kurse Muhammed ibn Avf et-Tai për të thotë se është gënjeshtar”.
Në veprën “Tehdhibut-Tehdhib” qëndron: “El-Axheri transmeton nga Ebu Davudi se Muhammed ibn Avf ka thënë: Nuk dyshoj aspak se Is’hak ibn Zeberik është gënjeshtar”. (1-216)
Megjithatë, do të thotë se pas kësaj nuk mund të thuhet për senedin e këtij hadithi se është ajo që ka thënë El-Hakimi që është në kushtet e Buhariut dhe Muslimit.
(I’lau sunen 1-221)
2. Ibn Maxhe r.a. transmeton nga Ebu Hurejre r.e. se ka thënë: “Njerëzit e patën lënë pas dore shqiptimin e amin, kurse Pejgamberi a.s. pasi këndonte “gajril-magdubi alejhim ve leddal-lin” thoshteamin – madje e dëgjonin ata që ishin në saffin e parë – e nga kjo xhamia ushtonte”. (1-62)
Them: ”Ky hadith nuk e ka të rregullt as senedin e as metnin. Për sa i përket senedit: “Për shkak se në të gjendet Bishr ibn Rafiî – për të cilin Buhariu ka thënë se nuk është i besueshëm në hadith. Ahmed ibn Hanbeli për të ka thënë: “Daif – i dobët.” Ibn Maxhe ka thënë: “Ka transmetuar hadithe të trilluara (munker)” (Mizan, 1-147). Hafidhi në veprën “Tehdhibut-tehdhib” ka thënë: “Ibn Abdul-Berr në “Kunja” ka thënë: “Ai është i dobët, transmeton hadithe të rrejshme”.
Në veprën “El-Insaf”: “Janë pajtuar se ai ka transmetuar hadithe të rrejshme dhe i refuzohet çdo gjë që transmeton, ashtu që dijetarët nuk bazojnë asgjë në transmetimet e tij. Në mes të shkencëtarëve të hadithit nuk ka divergjencë mendimesh rreth çështjes së Bishr ibn Rafiut”.
Ndërkaq, sa i përket parregullësisë në metën (teksti i hadithit) aty janë dy fjali që janë të palogjikshme. Kuptohet nga hadithi se Pejgamberi a.s. e ka shqiptuar me zë amin-in – për ta dëgjuar në safin e parë – dhe shton “që xhamia të ushtojë”. Nëse është me zë ashtu që të ushtojë xhamia – atëherë do të dëgjonin të gjithë edhe në safat tjera – e jo vetëm në safin e parë. Pastaj hadithin e njëjtë e transmeton Ebu Davudi pa shtesën “që xhamia të ushtojë”.
3. Gjithashtu theksohet transmetimi në Musnedin e Is’hak ibn Ravejhit: ”Na ka njoftuar En-Nadr ibn Shumejl nga Harun el-Averi, nga Ismail ibn Muslimi, nga Is’hak ibn Um el-Husej, e ky nga nëna e tij se ka thënë: “Jam falur me Pejgamberin a.s, e kur e ka lexuar “ve leddal-lin” – ka thënë amin – e ka dëgjuar nga safat e grave.
(Zejleiî 1-196)
Mirëpo, në këtë sened është Ismail ibn Muslim el-Mekki, i cili është daif. Ahmedi ka thënë: “transmeton hadithe munker (të trilluara)”. En-Nesai ka thënë: “ Metrul – hadithet e tij lëhen – refuzohen”. Ali ibn el-Medini ka thënë: “Hadithet e tij nuk shkruhen”. Ibn Muin ka thënë: “Ismail ibn Muslim el-Mekki nuk është asgjë”.
(El-Mizan 1-115)
4. Buhariu ka shënuar ta’lik (koment) nga Aisheja r.a., të njëjtin e thekson edhe Abdurrezaku nga ibn Xhurejxhi nga Ata’ – se ka thënë: “E kam pyetur: “A e ka shqiptuar Ibn Zubejri amin në fund të Fatihas? Ka thënë: “Po, dhe ata pas tij kanë shqiptuar amin sa që në xhami është dëgjuar zhurma”.
(Fet’hul-Bari 7-217)
Edhe El-Bejheki ka shënuar transmetimin nga Atau i cili ka thënë: “I kam përjetuar në këtë xhami dyqindë falës, kur imami thotë “ve leddal-lin” e kam dëgjuar zhurmën e fjalëve të tyre amin.
Komenti ynë: Fjalëve dhe veprave të as’habëve nëse u kundërvihen fjalë dhe vepra të as’habëve tjerë nuk merren si argument. Ne kemi transmetime të qarta dhe të sakta nga Omer ibn Hattabi, Ali ibn Ebi Talibi dhe Abdullah ibn Mes’udi r.a. se amin-in e kanë shqiptuar pa zë dhe ata janë të mjaftueshëm si shembull. Vërejtëm gjithashtu transmetimin të cilin e ka shënuar Taberiu se shumica e as’habëve dhe tabiinëve amin-in e kanë theksuar në vetvete –pa zë... Vazhdon
/KBI-Bujanoc.com/
1906 Shikime