26.04.2014
Percaktimi i shqiptimit te fjaes “Amin” ne Namaze

II
Hadithet të cilat flasin mbi këtë temë:
1. Ebu Hurejre r.a. transmeton se i dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “ Kur të thotë imami “gajril magdubi alejhim ve leddal-lin” – ju thuani amin. Amini i kujt përputhet me amin-in të cilin e shqiptojnë engjejt, do t’i falen mëkatet”.
(Buhari, I-108)
2. Ebu Musa el-Esh’ari r.a. në një hadith më të gjatë transmeton: “I dërguari i Allahut na ka mbajtur fjalim, na e ka mësuar Sunnetin e tij dhe mënyrën e faljes së namazit. Ka thënë: “Kur të faleni dhe t’i rrafshoni rreshtat, një le të ju udhëheq në namaz (imam), kur ai të theksojë tekbirin, thuani edhe ju. Kur ai të thotë “gajril-magdubi alejhim ve leddal-lin”, ju thuani amin – Allahu xh.sh. do t’u përgjigjet”.
(Muslim, I-174)
3. Tabiini i njohur, dijetar i fikhut, Ibrahim en-Nehiu ka thënë: “Pesë gjëra imami i shqipton në vetvete (pa zë): Subhanekallahumme ve bi hamdike, eudhubil-lahin, bismil-lahin, amin dhe rabbena lekel-hamdu”.
(Abdurrezak në Musannifin Atharu-Sunen 1-99)
4. Ebu Vail transmeton: “Ali ibn Ebiu Talibi dhe Abdullah ibn Mes’udi në namaze Eudhubil-lahin, Bismil-lahin dhe Aminin i kanë lexuar në vetvete, jo me zë”.
(Transmeton Taberaniu në El-Kebir)
5. Transmeton Ebu Seid el-Bakkali nga Ebu Vaili se ka thënë: “As Omeri e as Aliu në namaz nuk e kanë lexuar me zë Bismilahin as Amin-in.”
(Ibn Xherir et-Taberi në Tehdhibul-Athar, El-Xhevherul-Nehijje, 1-130)
6. Transmeton Alkame nga Vaili, kurse ai nga babai i tij: ”Se është falur me Pejgamberin a.s dhe kur ka ardhur te “gajril-magdubi alejhim ve leddal-lin”, ka thënë amin – këtë e ka bërë me zë të ultë – në vetvete.”
(Ahmedi, Ebu Davudi, Et-Tajalisi, Ebu Ja’la el-Musoli në Musnedet e tyre dhe Daru Kutnijj dhe El-Hakim në Mustedrek dhe ka thënë Sahihul-isnadi, me varg të shëndoshë të transmetuesve).
Nga transmetimet e theksuara shihet qartas se është Sunnet të shqiptohet amin pas imamit, pas leximit të tij “gajril-magdubi alejhim ve leddal-lin” dhe atë në vetvete pa zë. Në këto dhe në argumentet tjera të cilat do t’i theksojmë në këtë punim, shkolla juridike hanefite e themelon qëndrimin e vet në lidhje me shqiptimin e amin-it në namazin e përbashkët. Pra, dijetarët e shkollës juridike hanefite nuk e kanë thënë këtë krye në vete, pa kurrfarë argumenti nga burimet islame.
Mirëpo, të gjithë nuk mendojnë ashtu. Ekzistojnë transmetime prej të cilave të tjerët kuptojnë se shqiptimi i amin-it duhet të bëhet me zë jo në vetvete. Cila është më e drejtë nga këto dy parime, unë nuk jam kompetent që ta them këtë, e as që dua të them se njëra është më e drejtë se tjetra. Unë e kam për qëllim që, palës e cila tenton të paraqes se ixhtihadi i medhhebit hanefij nuk është i themeluar në Kur’an dhe Sunnet dhe thonë se kjo është një përmbledhje e parimeve dhe mendimeve racionale të Ebu Hanifes, t’u them se janë në mashtrim në lidhje me këtë. Ata nga ky shkak e sulmojnë medhhebin hanefij dhe dëshirojnë ta vendosin pamedhhebizmin në ato midise ku ai praktikohet me shekuj. Ne e respektojmë rezultatin e ixhtihadit të secilit muxhtehid të pranuar, por e ndjekim Ebu Hanifen. Sepse edhe ai është muxhtehid i pranuar nga ummeti. Dhe qëllimi i dytë është që pjesëtarëve të medhhebit hanefij, të cilët nuk kanë patur mundësi t’i mësojnë të gjitha argumentet (delil) në të cilat medhhebi hanefij i mbështet parimet e veta, ta kthejë dhe ruajë besimin dhe qetësinë që në fikh e ndjek një muxhtehid. Me këtë ata e ndjekin imperativin kur’anor:
فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِنْ كُنْتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ …
“ … pyetni pra dijetarët, nëse ju nuk dini” (En-Nahl, 43.) Me “ehledh-dhikri” në këtë ajet te dijetarët e usulit nënkuptohen muxhtehidët. Kështu që mund të themi se ata që e ndjekin medhhebin, i cili është i pranuar nga ummeti, ata në realitet në kuptimin e vërtetë e ndjekin Kur’anin. Ndërsa ata që u kundërvihen medhhebeve dhe me plotë gojën pohojnë se e ndjekin Kur’anin dhe Sunnetin, duke mos qenë muxhtehidë, dhe i ftojnë njerëzit që t’i ndjekin në rrugën e tyre, ata trillojnë novatorinë (bid’atin) më të rrezikshëm i cili e rrënon sheriatin nga brenda. Mos të mashtrohen muslimanët pse ata thonë se e ndjekin rrugën e Kur’anit dhe të Sunnetit të Pejgamberit a.s. Nuk është e njëjtë të flitet se ndiqet rruga e Kur’anit dhe Sunnetit dhe vërtetë të ndiqet rruga e Kur’anit dhe Sunnetit. Rruga e Kur’anit dhe Sunnetit në ndjekjen e dispozitave të fikhut është rruga nëpër të cilën kanë ecur as’habët, tabiinët dhe selefi-salihu (gjeneratat e mira të paraardhësve). E ajo është shikuar në atë se në secilën prej gjeneratave të përmendura ka patur muxhtehidë, themelues të medhhebeve dhe atyre u janë drejtuar dhe i kanë pyetur besimtarët. Kjo ka qenë në gjeneratën e as’abëve, të tabiinëve dhe në gjeneratat e mëvonshme. Rruga e Kur’anit është rruga e respektimit të dijetarëve. Ashtu ka qenë deri në këtë kohë. Në këtë kohë paraqitën individë dhe grupe të cilët duan që ta interpretojnë Kur’anin dhe hadithin përseri, prej fillimit. Nuk i pranojnë medhhebet e as autoritetet. Ata thonë: “Secili duhet t’i lexojë hadithet dhe sipas tyre të veprojë”. Ne themi se kjo është metodë e gabueshme dhe ajo i shpie muslimanët në mashtrim dhe në konflikte..... Vazhdon
El Ahnaf /KBI-BUjanoc.com/
1138 Shikime