24.04.2014
Lëreni një derë të hapur

Tregon imam Ahmed bin Hanbel Zoti e mëshiroftë:
- Duke ecur rrugës pash një huligan duke i vjedhur njerëzit që kalonin. Pas një kohe, për çudi, të njëjtin njëri e pash në xhami duke u falur. Iu afrova dhe i thashë: “Allahu nuk do ta pranon namazin prej teje për shkaku të veprave që i bënë.”
- Ndërsa ai më tha: “O imam, mes meje edhe Zotit ka shumë dyer të mbyllura, dhe dëshiroj qe ta lë një derë të hapur!”
- Pas pak muajsh shkova në haxh dhe gjatë tavafit pashë të njëjtin njëri të kapur për mbulesën e Qabesë duke thënë : “O Zot jam penduar tek Ti, më fal mua, kurrë nuk do të kthehem në gjynahe.
- Kur e pash këtë, thashë me vete, ky njeri që i lutet Zotit ishte hajn, e la një derë të hapur dhe Zoti ia hapi të gjitha dyert.
Kujdes mos i mbyllni të gjitha dyert në raport me Zotin tuaj edhe nëse jeni mëkatarë dhe bënë vepra të këqija, sepse ndoshta një derë e vetme do t’ju hap të gjitha dyert. /KBI-Bujanoc.com/
1911 Shikime