23.04.2014
Mekatet e Vogla, ah Mekatet e Vogla... !

Ibn El-Haseni (Allahu xh.sh. e mëshiroftë) njëherë pati thënë:
“Unë që dyzetë vite jam i brengosur për një mëkat që e kam bërë.”
Dikush e pyeti:
“Çfarë mëkati është ai që të ka shkaktuar kaq shqetësim dhe brengosje?!” Ai u përgjigj:
“Njëherë më vizitoi një mik imi dhe në mënyrë që ta gostisja, unë bleva peshk të cilin e hëngrëm së bashku. Pas ushqimit, unë gërvishta pak rërë nga muri i shtëpisë së komshiut tim pa marrë leje prej tij, me qëllim që t’i pastroja duart. Unë ende vuaj nga ai mëkat i bërë!”
Pyetësi u habit nga fakti se një faj aq i vogël ka krijuar aq shumë brengosje dhe shqetësim. Ibn El-Haseni sqaroi se sipas Pejgamberit s.a.v.s. mëkati më i madh tek Allahu i Madhërishëm është ai gabimi ose faji i vogël, të cilin njeriu e konsideron çikërrimë ose të parëndësishëm, kështu që mendon se është e panevojshme të kërkohet falje.
Në anën tjetër, nëse njeriu i pranon gabimet e tija duke i konsideruar ato të jenë vërtet serioze, ai sigurisht se do të ndihet fajtor dhe i turpëruar për veprimet e tija, e kjo gjë do ta shtyjë që të pendohet, të kërkojë falje tek Allahu i Gjithëmëshirshëm, përmes së cilës gjë ai fiton falje dhe në këtë mënyrë fshinë çdo gjurmë të mëkatit.
Shqipëroi: Daim Abazi /KBI-Bujanoc.com/
1915 Shikime