Duaja e Kunutit dhe sa duhet të ndikojë ajo tek besimtari

13.04.2014

Duaja e Kunutit dhe sa duhet të ndikojë ajo tek besimtari


Duaja e Kunutit dhe sa duhet të ndikojë ajo tek besimtari

Tregim

“Një ditë një dijetar në Indi kishte dhimbje të forta nga një dhëmb në gojë. Meqenëse aty ku banonte ai nuk kishte dentist, ai u detyrua të nisej për në një vend tjetër që të mjekonte dhëmbin. Kur arriti atje filloi të priste dentistin i cili po vonohej. Më në fund dentisti vjen dhe pa filluar punë akoma bënë disa lëvizje duke adhuruar dikë tjetër përveç Allahut. Kur dijetari e pa këtë gjë i tha nxënësit të tij të ngriheshin dhe të largoheshin. Gjatë rrugës për në kthim, nxënësi e pyeti dijetarin: “Përse u kthyet menjëherë kur bëtë një rrugë të gjatë dhe pritët shumë pa mbaruar punë?” Dijetari u përgjigj : “A nuk e pe atë njeri i cili sa po erdhi i bëri shirk Allahut. Në qoftë se unë mbyllë një sy dhe i lejoj dentistit, i cili bëri shirk, të më mjekojë dhëmbin, si t’i dal përpara Allahut në namazin e Vitrit duke u lutur : “Ne largohemi nga ata të cilët refuzojnë begatinë Tënde – Ve nehleu` ve netruku men jefxhuruke.”

Mesazhi:
Ja pra ky ishte një shembull konkret se si duaja e Kunutit ndikon në jetën e përditshme të një besimtari. Besimtari, i cili për çdo ditë falë namazin e Vitrit dhe lexon duanë e Kunutit, nuk mund të bashkohet dhe t’i shoh me simpati ata të cilët janë larguar nga rruga e drejtë dhe që bëjnë mëkate, për arsye se duaja e Kunutit urdhëron të mbahet qëndrim ndaj jobesimtarit, dhunuesit dhe mëkatarit.

/KBI-Bujanoc.com/

2368 Shikime