12.04.2014
O Bujar, i qëndroj besës tonë të parë

Një njeri i mirë, tregon se teksa po sillej rrotull Qabes, dëgjon një zë gruaje e cila lutej:”O Bujar, i qëndroj besës tonë të parë!”
Ai i afrohet dhe e pyet:”Më fal moj motër, por a mund të më thuash si e ke hallin dhe çfarë është ajo besa juaj e parë?!”
Ajo i thotë:”Udhëtoja në një anije bashkë me tim bir, i cili asokohe ishte foshnjë. Në bordin e anijes udhëtonin dhe njerëz të tjerë. Gjatë lundrimit, deti egërsohet dhe fillon një stuhi e egër. Anija u përmbys për shkak të erërave të forta dhe u copëtua. Të gjithë u mbytën, përveç meje dhe tim biri, pasi u kapëm pas një dërrase të anijes, e cila na mbajti mbi ujë. Pas pak, dallova dhe një burrë të zi i cili kishte shpëtuar dhe ai falë një dërrase. Pasi u qetësua deti, burri i zi e la dërrasën e tij dhe duke notuar erdhi tek dërrasa jonë. Me tu kapur pas dërrasës më tha se i pëlqeja dhe se donte të përmbushë instinktet e tij.
“Pash Zotin – i thashë – a nuk e sheh se në çfarë halli jemi?! Vështirë të shpëtojmë duke e lutur Zotin dhe duke iu përgjëruar Atij, si të shkon mendja të bësh gjëra të tilla?!”
Ai më tha:”Ka marrë fund ai muhabet!” pastaj zgjati dorën, kapi foshnjën time dhe e hodhi në det.
Unë bërtita dhe u luta me zë të lartë:”O Ti që e ruan njeriun nga e keqja e vetes së tij, më ruaj mua nga e keqja e këtij shpirtkatrani!”
Pasha Zotin nuk kaluan as disa sekonda dhe një peshkaqen i madh e përpiu burrin e zi. Dallgët me nxorën në tokë, ku më gjetën disa njerëz. U tregova hallin tim dhe gjithçka që më kishte ndodhur.
Ata më thanë:”Ne të tregojmë diçka akoma më të çuditshme: Ndodheshim në det duke peshkuar. Në një moment, na afrohet një delfin me një foshnjë në shpinë. Kur u afrua, një zë na tha:”Merreni dhe kujdesuni për foshnjën, përndryshe do u përmbyset varka!” dhe ne e morëm dhe u kujdesëm për të. Ndoshta është yt bir!” Vajtëm në shtëpinë e tyre dhe gjeta tim bir atje shëndoshë e mirë.”
Gruaja meriton ti dhurohet dashuri, dhembshuri dhe ngrohtësi, pasi ajo:
Duron marrëzitë e burrit.
Duron lindjen e tij, edukimin dhe përkujdesjen.
Ajo ka forcë sa edhe ta falë, kur i kërkon falje, sado i madh të jetë gabimi.
Një burrë pati një konflikt me të shoqen dhe zërat u ngritën. E zemëruar, e shoqja nxori valixhet dhe filloi të fusë rrobat, e vendosur që të kthehet në shtëpinë e prindërve.
I shoqi e kuptoi se çfarë po bën e shoqja dhe pasi i kërkoi falje, i buzëqeshi dhe i dhuroi disa fjalë të ngrohta, e pyeti:”Çfarë po bën e dashur?”
Ajo i tha:”Po fus rrobat e verës në valixhe, për të nxjerrë ato të dimrit.”
Grave u bëhet qejfi me një buzëqeshje dhe një fjalë të ngrohtë.
Të sillesh butësisht me to, është tregues i burrërisë.
Thotë profeti Muhamed a.s:”Nuk i nderon gratë veçse një fisnik dhe nuk i poshtëron veçse një i lig.”
E pashpresë është një shoqëri e cila beson se të sillesh butë me bijat e Havasë (gratë) është mungesë personaliteti.
Mos e bëj një grua të qajë, se është Zoti ai që i numëron lotët e saj!
Ajo nuk është krijuar nga këmbët e tua që ta shkelësh, as nga koka jote që të tregohesh arrogant me të, por është krijuar nga brinja jote, që të jetë e barabartë, është krijuar pranë zemrës tënde që ta duash.
E mrekullueshme është femra:
Gjatë fëmijërisë, i hap të atit portën e parajsës.
Gjatë rinisë së saj, plotëson fenë e të shoqit.
Gjatë mëmësisë së saj, xheneti gjendet nën këmbët e saj.
Lindja është dhembja e dytë më e madhe, ajo vjen menjëherë pas dhimbjeve që shkakton djegia për së gjalli.
Mesatarja e dhimbjes që mund të përballojë njeriu është 45 njësi, sakaq gruaja gjatë lindjes përballon 57 njësi.
Kjo dhimbje është e barabartë me dhimbjen që shkakton thyerja e njëzet eshtrave.
O Zot tregohu i dhembshur me një trup i cili na mbajti nëntë muaj, duke iu dobësuar eshtrat, duke iu çarë lëkura. Shpërbleje o Zot atë trup të cilin e privuam nga rehatia dhe gjumi, jepi mirësi atij trupi nga i cili morëm shëndetin duke e sëmurë, e që na nxori në dritë pas vuajtjeve të shumta!
O Zot bëj që parajsa tu thërrasë nënave tona dhe tu thotë:”Mirë se vini, më ka marrë malli për ju!”
Amin! /KBI-Bujanoc.com/
1573 Shikime