04.04.2014
Mos bën gjunahe në tokë të Allahut!

I nderuari, Ibrahim Ed’hemi, i përgjigjet kështu një njeriu që i vjen dhe i thotë: “Më jep një këshillë që ta kem vath në vesh’’: ”Nëse bën gjynah, mos ha nga mirësitë e Allahut!” Njeriu: Çdo e mirë në këtë botë është prej Allahut!
Ibraim Ed’hemi: Atëherë, a është mirë të hash prej të mirave që të ka dhën Allahu dhe më vonë të bësh gjynah? Kjo nuk është një cilësi njerëzore.
Ibrahim Ed’hemi vazhdon: Mos bëj gjynah kur të jesh në tokën e Allahut, largohu!
Njeriu: – Kjo është me të vërtetë vështirë. Çdo vend është i Allahut, ku të shkoj?
Ibrahim Ed’hemi: Atëherë, a është mirë të qëndrosh në pronën e Tij dhe të bësh gjynah? Kjo nuk është cilësi njerzore!
Ibrahim Ed’hemi përsëri vazhdon: Kur të bësh gjynah, fshihe atë prej Allahut!
Njeriu: Allahu e di dhe e sheh të fshehtën dhe të hapurën. Si ta fsheh unë atë prej Tij?
Ibrahim Ed’hemi: Atëherë, a nuk ke turp që ushqehesh me të mirat e Tij, qëndron në pronën e Tij dhe kryen gjynahe aty ku e di se Ai të sheh! Ky nuk është nderi njerëzor.
Ibrahim Ed’hemi vazhdon duke shtuar: Kur të të afrohet vdekja, kërko pak kohë prej melaqes së vdekjes, ashtu që të pendohesh!
Njeriu: Ai që merr shpirtrat nuk i jep kohë askujt. Jeta është e shkruar, pastaj unë do të jem duke lënguar nga dhembja, ku ta gjej kohën?
Ibrahim Ed’hemi: Atëherë pendohu para se të të vij marrësi i shpirtit! Mos humb kohë! Si të jetosh, ashtu do të shkosh dhe sipas teje koha e shkuarjes nuk dihet! A është mirë pra, t’i dish këto të vërteta dhe të mos marrësh masa? A nuk është kjo një pakujdesi njerëzore?
Ibrahim Ed’hemi vazhdon e thotë: Mos iu përgjigjë pyetjeve të Munkerit dhe Nekirit (melaqet e varrit) në varr.
Njeriu: Si mundet? Ata janë të ngarkuar me këtë detyrë dhe nuk shkojnë pa marrë përgjigje.
Ibraim Ed’hemi vazhdon e thotë: Atëherë, a është mirë të rrish e të mos e përgatitësh që këtu përgjigjen e vërtet që duhet t’u japësh? Ky nuk është botkuptim njerëzor.
Ibrahim Ed’hemi: Në Ditën e Kiametit, nëse duan të të çojnë në xhehennem, thuaju: ‘Nuk vijë’!
Njeriu: A është e mundur kjo? Vallë, mos do më pyesin mua ata?! Më kapin për krahu dhe më hedhin drejt e në zjarr.
Ibrahim Ed’hemi: Atëherë, duke qënë se i di këto gjëra, përse bën gjynahe? Ai që do Xhennetin në botën tjetër, përgatitet që këtu për xhennet, ndërsa ai që e ka hak Xhehennemin, bën gjynahe këtu. Cilido që të jesh nga këta, ashtu vepro!” /KBI-Bujanoc.com/
1697 Shikime