28.03.2014
S'ka forcë e jashtme që e tund besimin e brendshëm

Ai ishte komandant legjendar, aleat i ngushtë i fitores në çdo betejë
Ushtria e tij, edhe pse modeste në numër dhe armatime por e çeliktë dhe e pathyeshme për nga vullneti, qëndronte në llogore, në pritje të ushtrisë armike.
Informacioni që sapo erdhi ishte i frikshëm, ushtria armike e cila ishte shumë fish më e madhe në numër dhe superiore në armatime, kishte ardhur ta shuajë një herë e mirë rrezikun e ushtrisë së komandantit legjendar dhe të pathyeshëm.
Të gjithë shikimet e ushtrisë u fokusuan tek komandanti i tyre, në pritje të dëgjimit të mendimit dhe planit të tij.
Krerët më të lartë e kërkuan në çadrën e tij por nuk e gjetën. Dolën jashtë dhe e panë të kërrusur, i fokusuar tek plaga e kalit të tij, të cilin e thërriste “Biondi”
E rrethuan dhe menjëherë e bombarduan me informacionet që sapo u kishin arritur rreth ushtrisë armike. Ai i dëgjonte dhe nuk fliste fare.
Pasi përfunduan, u ngrit në këmbë, përkëdheli kalin e tij dhe u tha gjithë besim:”Uroj që biondi im ta ketë marrë veten gjer atë ditë dhe uroj që numri i ushtrisë armike të jetë dyfishi i numrit që më thatë!”
Ky ishte plani i tij!
Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë, por gjithçka varet nga qasja jote e cila do të bëjë diferencën, është ajo e cila tregon sa në kontroll e ke situatën.
Sakaq, paniku, frika dhe dobësia, janë sinjal alarmi i hershëm për humbjen tënde në këtë sfidë, sfidën e jetës. /KBI-Bujanoc.com/
1634 Shikime