Dukej që ishte në siklet të madh. Ngado që të pyesje, do të shpërthente në pakënaqësi, vuajtje dhe lëngime lidhur me jetën e tij bashkëshortore.
“Për Zotin doktor, çfarë nuk kam bërë që ti bëj qejfin, dhurata, shëtitje, dreka e darka lart e poshtë, jam treguar bujar me të dhe me familjen e saj...megjithatë, ajo ia ka dalë mbanë që të më bëjë ta urrej jetën bashkëshortore, të më pështiroset çdo ditë e martesës tonë, të mos i shoh me sy gratë. Nuk e duroj dot jetën me të. Gjatë gjithë kohës ajo ankohet, tregohet kokëfortë, më braktis dhe nuk më flet për ditë të tëra. Mos duhet të vazhdoj ta duroj më shumë sesa kaq?”