21.11.2015
08.11.2015
Prishja e suneteve katër rekatëshe

Shpeshherë kam vërejtur në xhamitë tona në Maqedoni dhe më gjerë, që disa nga xhemati duke shpresuar që të mos vonohen për farzin e namazit te drekës, ikindisë dhe të jacisë japin selam në uljen e parë të suneteve katër rekatëshe, që falen para këtyre namazeve!
05.11.2015
Dhikri me xhemat të nivelizon me engjujt e Allahut fuqiplotë.

Allahu i lartësuar në një hadithë kudsij ka thënë: "O robi im, kur t'më përmendësh vet, dhe Unë të përmendi vet. E kur t'më përmendësh me xhemat, Unë do të përmendi me një xhemat (nga engjujt) më të mirë se ata"
18.08.2015
Largimi i fatkeqësive të dunjasë

Ibni Abbasi r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Allahu xh.sh. i largon dhe ndalon edhe fatkeqësitë nga ummeti im për shkak të atij që falet, nga ai që nuk falet. Sikur të gjithë ta lënë namazin, atëherë Allahu xh.sh. as që do t’i shikonte.
20.06.2015
Agjëruesi i cili hyri në xhenet para shehidit

Sahabiu i famshëm Talha ibn Ubejdullah r.a. transmeton se dy njerëz erdhën tek Pejgamberi, savs, dhe së bashku e pranuan Islamin …
18.06.2015
Numri i rekateve në namazin e Teravisë

Sa ishte numri i rekateve të Teravisë të cilën e fali profeti alejhi selam dhe të cilën e kanë falur shokët e tij-sahabët?A ka qenë ajo vetëm tetë rekate?Apo më shumë?A e ka falur profeti njëzet rekate?Po në kohën e sahabëve,si është falur ?
24.05.2015
Situatat në të cilat lejohet të bëhet vonimi i namazit

Ta falësh namazin me vonesë pa patur ndonjë arsye të lejuar nga feja është haram dhe gjynah i madh. Ka disa arsye për të cilat mund të vonohet namazi:
19.05.2015
Domethënia akaidologjike e ‘abdestit’

Orhan Bislimaj Fjala abdest rrjedh nga gjuha persiane dhe përbëhet prej dy fjalëve: āb – ujë, dhe dest – dorë.[1] Në gjuhën arabe për nocionin abdest, është fjala ‘el-vuduu’ (الوضوء) dhe rrjedh prej fjalës ‘vedue’ (وَضُؤَ) ‘jevduu’ (يَوْضُؤُ), ‘vuduen’ dhe ‘vedaaeten’ (وُضُوؤا و وَضَاءَة), që do të thotë: bëhem i mirë, i bukur, i pastër. Ndërsa, ‘el-vuduu’ (abdesti) si term fetar nënkupton larjen dhe fërkimin me qëllim (nijet) të caktuar të pjesëve të caktuara të trupit, e të cilat janë: koka, fytyra, duart dhe këmbët.[2]
03.05.2015
Bereqeti i Zotit është në punimin e Tokës

Jemi dëshmitarë se sot është lënë pas dore bujqësia, ndërsa kolosët tanë të dijes na tregojnë për këtë mirësi dhe nevojën e njeriut në relacion me natyrën e cila është vazhdimësi e jetës sonë. Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqeheni me atë që ju ka dhënë Ai. Kur të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (Mulk, 15).
![]() |
![]() |